November 21, 2018

Osmani: Procesi nuk ka kthim, javën tjetër nis skriningu

Osmani: Procesi nuk ka kthim, javën tjetër nis skriningu

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, thotë se vendi mori një ftesë të pakushtëzuar dhe detyrat që duhet të plotësojë janë procedura normale që i kanë kaluar të gjitha vendet që janë anëtarësuar në NATO apo që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Sipas Osmanit, procesi nuk ka më kthim dhe skriningu nga BE do të fillojë që javën që vjen me ardhjen e eurokomisionerit, Johanes Hahn, në Shkup.

“Është një proces komplementar me atë të BE-së që fillon me skriningun  javën tjetër me ardhjen e komisionerin Hahn dhe do i japë një dinamikë të re përpjekjeve të vendit. Nuk ka hapësirë për interpretime të ndryshme të kësaj ftese. Është ftesë zyrtare pa asnjë kushtëzim. Ndërkohë duhet të plotësojmë implementimin e marrëveshjes me Greqinë dhe ndryshimet kushtetuese pas çka vjen ratifikimi edhe në parlamentin e Greqisë. Është e njëjta procedurë që ka ndodhur edhe me anëtarësimin e Shqipërisë. Ajo që ka rëndësi është se perspektiva jonë drejt NATO-s dhe BE-së, është e pakthyeshme”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Related posts