November 21, 2018

Ftesa e NATO-s për Maqedoninë, opozita greke akuzon Tsiprasin: Do gjykoheni!

Ftesa e NATO-s për Maqedoninë, opozita greke akuzon Tsiprasin: Do gjykoheni!
Opozita greke vazhdon akuzat ndaj kryeministrit Tsipras, se duke firmosur një marrëveshje që njeh gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas, i hapi rrugë vendit fqinj të anëtarësohet në NATO. Lideri i partitë opozitare grek, Demokracia e Re, Micotakis, përkujtoi partnerët e koalicionit qeveritar se shumë shpejt populli do t’i gjykojë për marrëveshjen e nënshkruar.
Sipas tij, Kamenos dhe Tsipras ia hapën dyert  shtetit fqinj, drejt integrimit në NATO, duke dorëzuar kështu armën më të fortë të negocimeve që kishte Greqia dhe që ishte linjë kombëtare në 27 vitet e fundit. Greqia ka vendosur të dëbojë, ndërkohë,  në mënyrë të menjëhershme, dy diplomatë rusë dhe të shpallë “non gratë” dy të tjerë. Mediat greke raportojnë se kjo masë ekstreme për diplomatët rusë vjen si pasojë e ndërhyrjes në punët e brendshme dhe veprimeve të paligjshme kundër Greqisë.
“Ne vijojmë politikën tonë afatgjate për të ndërtuar marrëdhënie të mira me Rusinë dhe miqësi mes dy popujve, por kjo duhet bërë pa cenuar sovranitetin mes njëri-tjetrit”,– arsyeton këtë veprim Athina. Nga Ministria e Jashtme ruse thonë se këtij veprimi do t’i kundërpërgjigjen në bazë të praktikave të vendosura për raste të ngjashme.

Related posts