September 23, 2018

Bullgaria e përshëndet vendimin e NATO-s për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë

Bullgaria e përshëndet vendimin e NATO-s për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë
Ministria e Jashtme e Bullgarisë, përmes një kumtese, e përshëndet vendimin e samitit të NATO-s për fillim të bisedimeve me Republikën e Maqedonisë për inkuadrim në Aleancë – hap vendimtar drejt përkatësisë së saj euroatlantike.
“E përshëndesim vendosshmërinë e Qeverisë në Shkup për të vazhduar me zbatimin e reformave dhe me përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Do të vazhdojmë ta japim mbështetjen e domosdoshme në frymën e Marrëveshjes sonë për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, që e nënshkruam në vitin 2017. Ftesa drejt Republikës së Maqedonisë është konfirmim i qartë se politika e Aleancës e “dyerve të hapura” mbetet aktuale dhe kontribuon për siguri dhe stabilitet në hapësirën euroatlantike”,– thuhet mes tjerash në kumtesën e MPJ –së të Bullgarisë.

Related posts