November 21, 2018

Bruksel, NATO vazhdon samitin, në fokus Afganistani

Bruksel, NATO vazhdon samitin, në fokus Afganistani

Udhëheqësit e NATO-s pritet të kthejnë vëmendjen sot kah konflikti në Afganistan.

Ata mblidhen në ditën e dytë të samitit në Bruksel, i cili deri më tash u dominua nga kërkesat e presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton REL. Të mërkurën, Trump kërkoi nga aleatët e NATO-s të ndajnë 4% të bruto prodhimit të brendshëm vjetor për shpenzimet në mbrojtje.
Kjo do të thotë dyfishi i cakut aktual. Trump po ashtu kritikoi fuqishëm Gjermaninë për shpenzimet, siç tha ai, të pamjaftueshme në mbrojtje dhe “varësinë e saj energjetike nga Rusia”. Udhëheqësit e NATO-s shpresojnë për një ton më të butë sot, por, në disa postime në Twitter, Trump i përsëriti kritikat e tij.
“Mijëra dollarë shtesë po shpenzohen nga vendet e NATO-s që nga vizita ime vitin e kaluar, por kjo nuk është as përafërsisht e mjaftueshme”, tha Trump.

Related posts