July 23, 2018

Sot zhduket fjala “Çamëri” dhe i falen Greqisë 1200 km det? Berisha reagon për takimin Rama-Cipras

Sot zhduket fjala “Çamëri” dhe i falen Greqisë 1200 km det? Berisha reagon për takimin Rama-Cipras

Ditën e sotme pritet një takim në Londër mes kryeministrit Edi Rama me homologun të tij grek Alekis Tsipras. Mediat kanë shkruar se dy kryeministrat do të flasim për marrëveshjen Shqiperi-Greqi. Sakaq Sali Berisha permes nje postimi në facebook, thote se “sot është një ditë të zezë në historinë e kombit shqiptar pasi sipas tij Shqipëria po i dorëzon detin dhe nderin Greqisë”. Sipas Berishës, Rama po vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët ‘çam’ dhe ‘çamëri’.

Postimi i plotë:

Dite e zeze ne historine e kombit shqiptar!

Shqiperia dorezon detin dhe nderin e saj Greqise!

Miq, sot ne Londer, Jorgo Zografi i dyte, Edvin Kristaq Rama ne ne nje akt madhor te tradhetise kombetare se bashku me Ciprasin e Greqise vendos:

– Coptimin e ri te dyte pas vitit 1913 te trojeve shqiptare. Ne kete coptim, te bazuar ne nje marreveshje te pregatitur nga alfa tek omega ne Athine,

– Greqia i merr Shqiperise 1 200 km siperfaqe deti dhe

– Triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi, pra fushat e gazit dhe te naftes me te medha te Mesdheut. Sipas kesaj marreveshje, ne nje akt grabitqar ndaj Shqiperise, Greqia zgjeron ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 km nderkohe qe me dy fqinjet e tjere, Italine dhe Turqine, ajo ka firmosur per vetem 6 km.

Por perveç kesaj, Jorgo Zografi i dyte sot ne Londer tradheton, poshteron dhe dorezon nderin e kombit shqiptar, ai vendos qe te fshije nga faqja e dheut fjalet ‘çam’ dhe ‘çameri’ dhe, si njeri nga armiqte me te eger ne historine kombetare te shqiptarve, ai shkelmon mbi historine, sakrificen, genocidin e çameve dhe çamerise martire.

Miq, kjo dite e zeze fton shqiptaret t’i tregojne nje minute e me pare vendin e merituar Jorgo Zografit te dyte dhe t’a hedhin ne koshin e pleherave te tradhtareve te kombit shqiptar! sb

Related posts