November 21, 2018

Shkëndija e Tetovës e pandalshme, mbushi me 5 gola kundërshtarët (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës e pandalshme, mbushi me 5 gola kundërshtarët (VIDEO)

Shkëndija është pranë raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi me rezultat 5-0 ka fituar kundër skuadrës The New Saints të Uellsit, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 14-të, kur Besart Ibraimi hyri në zonë, ndërsa topi i tij u devijua dhe arriti te Izair Emini, i cili shënoi.

Skuadra nikoqire e gjeti sërish rrjetën në gjysmën e parë, kësaj radhe shënoi vet Ibraimi (38′).

Tetovarët i shënuan gola edhe në gjysmën e dytë. Besart Ibraimi ishte futbollisti i ndeshjes. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në pjesën e parë, ndërsa sërish ishte protagonist në gjysmën e dytë.

Me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë (53′ dhe 60), ai e kompletoi het-trikun. 31-vjeçari vazhdoi të shënonte duke e gjetur rrjetën edhe për të katërtën herë individualisht (66′).

Një paraqitje për t’u duartrokitur e lojtarit fantastik në sulmin e Shkëndijës.

Kjo fitore është shumë e lartë për t’u përmbysur në ndeshjen kthyese, mirëpo duhet t’i presim edhe 90 minutat si mysafir për ta konfirmuar suksesin e Shkëndijës.

Related posts