April 19, 2019

Rita Ora ndal koncertin në Kroaci dhe uron fitoren ndaj Rusisë

Rita Ora ndal koncertin në Kroaci dhe uron fitoren ndaj Rusisë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, e ka uruar Kroacinë për fitores së mbrëmshme me Rusinë. Ajo gjatë një koncerti në qytetin Poreç, ndau disa minuta për t’i uruar kroatët.

Rita Ora ka nisur turin e saj të koncerteve. Ajo gjendet në Kroaci, ku pas disa ditëve të pushimit ka shkuar në qytetin e Poreçit për të mbajtur një koncert.

Koncerti ka nisur pas përfundimit të ndeshjes Kroaci-Rusi. Rita me këtë rast i ka uruar fansat e saj kroat për fitoren. Ajo ka përdorur edhe fjalë shqipe në fjalimin e saj.

“Mirëmbrëma. Të gjithë fansave të mi kroatë, urime”, është shprehur Rita.

Related posts