April 19, 2019

Gjendet i vdekur këngëtari Vllatko Ilievski

Gjendet i vdekur këngëtari Vllatko Ilievski

Këngëtari i njohur maqedonas Vllatrko Iliesvski është gjetur i vdekur mbrëmë në automjetin e tij, konfirmojnë nga MPB, përcjell Portalb.mk.

Sipas informatave Ilievski është gjetur në automjetin e tij Toyota në Bulevardin Brigada e tretë maqedonase.

Nga policia e konfirmojnë këtë informacion, thonë se në vendin e ngjarjes është bërë kontroll nga Prokuroit publik dhe trupi është dërguar në obduksion.

Nuk ka informacione për shkaqet e vdekjes së këngëtarit të ri 33 vjeçar.

Ndryshe, Vllatko ishte njëri prej këngëtarëve më të njohur të muzikës pop-rok maqedonase. Ai është i lindur më 2 korrik të viti 1985. Në vitin 2010 e përfaqësoi Maqedoninë në Evrovizion me këngën “Rusinka”. Para se të fillojë karrierë solo ishte pjesë e grupit Morall.

Në vitin 2010 ka diplomuar për aktrim në Fakultetin e arteve dramatike në Shkup.

Related posts