July 23, 2018

Unioni Shqiptar i Shoqerise Civile me letër shqetësuese për funksionimin e saj

Unioni Shqiptar i Shoqerise Civile me letër shqetësuese për funksionimin e saj

Te shqetsuar mbi gjendjen ne UGA me date 16/qershor /2018 u mbajt “Konsulta e pare e Keshillit Alban te Shqiperise” , qellimi i saj ishte: Te analizohej situata aktuale ne UGA si dhe te percaktoheshin qendrimet qe duhen mbajtur per te ardhmen.

Mendimi i pergjithshem dhe unanim ishte: Se situata ne UGA nuk eshte e mire , si dhe nuk po ecet me detyrat e lena nga Kongresi i pare i Prishtines. Gjithashtu Kryesia e KASH ishte e mendimit se nuk eshte punuar ne menyre kolegjiale si dhe ende jemi pa nje Statut dhe llogari bankare te perbashket. Ne konsulten e organizuar u fol dhe mbi interesat e “Fqinjeve tane “per zhvillimet ne trojet shqiptare; ne kulture, ekonomi, fushen e mbrojtjes dhe ne siguri .

Sa i perket maredhenieve me Keshillat Rajonale Albane , kryesia e Keshillit Alban te Shqiperise , vleresoj qendrimet e drejta , te mbajtura nga drejtuesit e ketij keshilli , te paraqitura ne komunikaten zyrtare te 16/prill/2018 .

Keto dite, e ashtuquajtura Qender ne Prishtine , leshoj ne te njejten kohe nje ftese dhe nje kercenim. Ne ftesen e publikuar ajo “Urdheron ” ardhjen e bashkekryetareve me daten 05/korrik/2018 ne qytetin e Prishtines , ndersa ne nje postim te mevonshem , kjo Qender, ne emer te keshillit , deklaron se: “Ne mungese te bashkekryetareve , ne obligohemi te marrim nje vendim per mopsperfillje te takimit . “Njerzit qe drejtojne sot “Qendren ” ne Prishtine harrojne se jane thjesht keshilli rajonal i Kosoves , ashtu njesoj dhe me te drejta te barabarta si Keshilli Rajonal i Shqiperise, i Ilirides, I Gjermanise , Kanadas etj. Te gjitha pikat e shenuara ne ftesen e publikuar , as mund te caktohen dhe aq me pak te diskutohen pa konfirmimin paraprak te te gjitha keshillave perberse te Unitetit Alban.
Ne kete mbledhje eshte percaktuar , te meret vendim dhe per pozicionet e bashkekryetareve, duke i dhene kesaj mbledhje te famshme atributet e nje kongresi . Gjithashtu ne mbledhjen e Prishtines eshte vendosur , qe ne te deklarohemi , se a njihet Prishtina si qender e Organizates tone, duke e Kthyer Keshillin Alban te Kosoves , ne koken e UGA-s ne bote . Duke zberthyer tematiken e ketij takimi , si dhe situaten e ketyre gjashte muajve deklarojme se:

1- KASH ( Keshilli Alban i Shqiperise) , nuk mund te mare pjese ne mbledhje te tilla te njeanshme , pa u shpjeguar me pare , ne menyre te detajuar , shkaqet e refuzimit te perpjekjeve tona te sinqerta , si me Iliriden ashtu dhe me Kosoven , qe nga Marsi i vitit 2018 deri me sot.

2- KASH nuk mund te mare pjese ne nje mbledhje te improvizuar dhe pa miratimin tone , sa kohe qe ne Prishtine ushqejne iluzion se: Jane Qender e UGA-s e te gjthe te tjeret jane vetem ANA .

3- KASH – nuk mund te mare pjese ne nje mbledhje te tille , pa mare pergjigjen e pyetjes: Pse eshte anashkaluar komunikata zyrtare e 16/prill/2018 , cilat jane arsyet e verteta ? . Jemi te bindur se ; Heshtja ndaj dokumenteve syrtare te KASH ,flet per mungesen e vullnetit , per te kuptuar problemet qe shqetsojne UGA sot . Heshtja e deri tashme flet dhe per mungese respekti dhe mirenjohje per organizaten tone, drejtuesit te ciles bene disa perpjekje reale per ta sheruar gjendjen e krijuar.

4- Ne nuk mund te marim pjese ne nje mbledhje te tille , sepse nuk jemi dakort me strukturen nepotike te UGA-s ne Prishtine . Burri gruaja , vajza djemte e axhes , nipi nuk mund te zene vend ne udheheqesine e nje Organizate Jo qeveritare . Ne ruajme respekt njerezor per sejcilin nga keta aktiviste , por ne asnje vend te botes demokratike nuk mund te gjesh ne nje shkalle te tille te larte te nepotizmit apo te lidhjes familjare e farefisnore..

5- Ne nuk mund te vime ne nje mbledhje te tille sepse gjate kesaj periudhe kemi konstatuar qe Dega e Kosoves eshte perpjekur te krijoj fryme grupazhi , duke kultivuar “Opoziten ” brenda KASH te Shqiperise .

6- Ne nuk mund te marim pjese ne mbledhjen e dates 5/korik /2018 , sepse kemi krijuar bindjen se ne organizaten tone kemi infiltrime te individeve , mbetje te sherbimeeve sekrete te ish Jugosllavise apo pjese te sherbime sekrete aktuale te disa vendeve fqinje me Shqiperine . Keto sherbetore te sherbimeve sekrete Serbo- Sllavo – Maqedonase, nuk mund te jene bashkepunetoret tane ne Organizaten e Unitetit te Albaneve. Ndaj kesaj pike ne jemi te hapur te prere dhe te vendosur . Ne nje dite te mire dhe me diell ne mund te themi dhe shume . Keto njerez te implikuar , duhet te ikin nga ne , duhet te largohen bute e te reflektojne per te shkuaren e tyre .

Per te relaksuar raportet kerkojme :

– Anetaret e kryesise te Keshillave Rajonal Albane te paraqesin ne mbledhjen e pare te
bashkekryetareve , dokumentin e pastertise te figures dhe deshmi penaliteti .

– Mbledhja e perbashket e kryesive (dhe jo e bashkekryetareve ) te keshillave rajonal te Albaneve , mendojme te behet brenda dates 15/ shtator /2018 , me shpenzimet personale te cdo keshilli rajonal .

– Brenda dates 30/shtator /2018 te miratohet Statuti dhe kontoja e perbashket bankare .

Te gjitha keto sa kemi shkruar , jane ne sherbim te mbajtjes ne kembe te veprimtarise se perbashket te Keshilliva Rajonale Albane., si dhe nje qendrim i paster , i sinqert dhe i dukshem , kunder atyre qe nuk e duan bashkimin e shqiptareve dhe programin tone Atdhetar.

Ne emer te Keshillit Alban te Shqiperise : Ing/Jur . Dashamir Uruçi, Av. Eduard Mullaraj , Prof Nuri Dragoi, Prof Bajram Ibraj , MSc Indrit Balliu.

Tirane me date , 04/korrik /2018

Related posts