September 23, 2018

Profesoresha maqedonase thotë se ka bazë për t’ia ndërpre mandantin Ivanovit, ja pse

Profesoresha maqedonase thotë se ka bazë për t’ia ndërpre mandantin Ivanovit, ja pse

Profesoresha universitare, Mirjana Najçevska, duke komentuar vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka vlerësuar, se çrregullimi psikik, të cilin presidenti e ka manifestuar në disa raste, duhet të jetë bazë që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kompetencën e tij, transmeton Portalb.mk.

“Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë sipas kompetencës, në bazë të Nenit 82 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, sipas të cilit, të shqyrtojë funksionin e kryetarit të shtetit, dhe deri te zgjedhja e kryetarit të ri, funksionin e kryetarit ta kryejë Kuvendi i Maqedonisë. Çrregullimi psikik është baza për pengesë të kryerjes së funksionit. Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë kushtet për zbatim të procedurës për marrjen e kompetencës, për shkak të manifestimit të disahershëm të mungesës së kontaktit elementar me realitetin dhe paaftësinë për dallimin e së mirës ndaj të keqes”, thotë Najçevska.

Ajo thotë se veprimi i presidentit Ivanov, duke cenuar sigurinë e shtetit, ka devalvuar pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.

“Veprimi i Ivanovit e cenon sigurinë e shtetit, dhe ishin arsyeja e dhunës së shprehur shpesh, duke devalvuar pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, dhe në mënyrë të vazhdueshme janë burim i jostabiliteti juridik”, thotë më tej Najçevska.

Sipas profesoreshës, qytetarët e Maqedonisë duhet të mbrohen nga pasojat e çrregullimeve eventuale serioze nga presidenti i shtetit, dhe përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajë Gjykata Kushtetuese.

Related posts