December 16, 2018

OKB dënon Izraelin për dhunën ndaj palestinezëve

OKB dënon Izraelin për dhunën ndaj palestinezëve

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e dënoi Izraelin për, siç tha, “përdorimin e tepruar të forcës kundër civilëve palestinezë”.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e dënoi Izraelin për, siç tha, “përdorimin e tepruar të forcës kundër civilëve palestinezë” dhe bëri thirrje për një “mekanizëm ndërkombëtar të mbrojtjes” për palestinezët në Rripin e Gazës.
Asambleja 193-anëtarëshe votoi me 120 vota për dhe tetë kundër një rezolutë të hartuar nga shtetet arabe, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara i vunë veto një dokumenti të ngjashëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Dyzetepesë shtete abstenuan nga votimi.
Rezoluta e OKB-së, e cila nuk është ligjërisht e detyrueshme, por bart peshë politike, e dënon edhe hedhjen e raketave nga Gaza në Izrael, por nuk e përmend Hamasin, grupin islamik që kontrollon Gazën.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, tha se rezoluta është “e njëanshme” pasi nuk i përmend, siç tha ajo, terroristët e Hamasit që vazhdimisht nxisin dhunë në Gaza.
Mbi 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në protestat në kufi të Gazës, qysh më 30 mars./evropaelire

Related posts