December 16, 2018

Beteja për portin, vriten ushtarë dhe rebelë

Beteja për portin, vriten ushtarë dhe rebelë

Luftime të ashpra raportohen në qytetin e Jemenit Hudaydah, kur forcat pro qeveritare të mbështetura nga koalicionit saudit po përleshen me rebelët Huthi,

Luftime të ashpra raportohen në qytetin e Jemenit Hudaydah, kur forcat pro qeveritare të mbështetura nga koalicionit saudit po përleshen me rebelët Huthi që kontrollojnë një port shumë të rëndësishëm për ndihmën humanitare.
Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan se katër ushtarë të tyre humbën jetën, ndërsa u vranë 22 rebelë Huthi. Luftimet janë përqendruar në afërsi të aeroportit të qytetit dhe zonës al-Durayhmi në jug të qytetit.
Kjo është hera e parë që koalicioni i udhëhequr nga sauditët tenton të marrë kontrollin e një qyteti të mbrojtur kaq mirë në Jemen dhe duket se marrja e portit është një justifikim i mjaftueshëm për këtë.
Por situata ka ngjallur frikën për një katastrofë njerëzore, diçka për të cilën paralajmëron edhe OKB. porti i qytetit Hudaydah është vendi ku mbërrin shumica e ndihmës humanitare në vend dhe bllokimi i tij sjell krizën e urisë për rreth 8 milion njerëz në kombin e dërrmuar nga lufta civile.
Për me tepër, rreziku është imediat për 400 000 banorët e qytetit portual që gjenden në mes të përleshjes mes palëve./Top Channel

Related posts