June 24, 2018

Qeveria: Ivanov nuk ka ndjejë përgjegjësie si burrështetas

Qeveria: Ivanov nuk ka ndjejë përgjegjësie si burrështetas

Ndaj fjalimit të Ivanovit ka reaguar Qeveria e Maqedonisë.

“Me keqardhje konstatojmë se presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij para opinionit, nuk arriti të ngrihet mbi pafuqinë e tij dhe të shoh perspektivën e cila hapet për Maqedoninë me marrëveshjen që këto ditë e kanë finalizuar Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë. Ivanov, nuk ka ndjenja të përgjegjësisë dhe ndërmerr veprime që janë në dëm të shtetit, qytetarëve dhe përforcimit të identitetit maqedonas. Ivanov nuk përpiqet që të gjej zgjidhje dhe nuk punon për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ndërsa kjo për qytetarët është interesi më i madh nacional. Në vend që ta frenoj të ardhmen e Maqedonisë dhe të dërgoj vendin në izolim, më së miri është që ai të izoloj vetën e tij nga skena politike”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Related posts