September 23, 2018

Qëndrimi i Bilall Kasamit rreth marrveshjes për ndryshimin e emrit të shtetit

Qëndrimi i Bilall Kasamit rreth marrveshjes për ndryshimin e emrit të shtetit

Edhe përkundër faktit që ne nuk jemi të informuar për detajet e marrëveshjes mes kryeministrave Zaev dhe Cipras, në parim përshëndesim arritjen e një marrëveshje që hap rrugën e Maqedonisë për në BE dhe NATO, mirëpo puna më e madhe tek tani do fillojë pasi që ashtu siç dëgjuam nga kryeministri Zaev se gjatë vjeshtës do organizohet referendum për çështjen e emrit dhe prej sot duhet të fillojë angazhimi i të gjithëve që ai referendum të jetë i suksesshëm.

Në këtë drejtim ne si shqiptarë e kemi shumë të qartë pozicionimin tonë se patjetër duhet që Maqedonia të jetë anëtare e NATO-s dhe të fillojë negociata me BE, dhe që të ndodhë kjo duhet që referendumi të jetë i sukseshëm por njëkohësisht duhet të jemi të kujdesshëm sepse ende kemi në kampin politik maqedonas struktura nacionaliste të cilat do mundohen të fajsojnë shqiptarët se kanë qenë determinues për suksesin e referendumit, prandaj duhet që të gjithë bashkarisht të kuptojnë rëndësinë e këtij momenti historik duke lënë anash emocionet, pasi që retorika emocionale mund të na kthejë shumë prapa dhe të ketë pasoja për të ardhmen e shtetit.

Related posts