September 23, 2018

Gruevski: Zaevi po pranon diqka që u refuzua në vitin 2009

Gruevski: Zaevi po pranon diqka që u refuzua në vitin 2009

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nëpërmjet rrjetit social facebook, ka komentuar marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

“Publikisht e refuzuar në vitin 2009- sot u pranua, por në versionin më te keq. Jo vetëm për përdorim të jashtëm, por edhe për përdorim të tërësishëm të brendshëm, plus ndryshim të Kushtetutës, heqje dorë nga diaspora, historia, kryengritja e Ilindenit dhe identiteti”, ka shkruar Gruevski në facebook.

Ish-kryeministri Gruevski gjatë kohës sa ishte në pushtet ka investuar miliona euro në projektin Shkupi2014 për ta përforcuar “identitetin” maqedonas.

Related posts