September 23, 2018

A MUND TE KETE SHOQERIA CIVILE,NE SHQIPERI VENDET E VETA NE PARLAMENTIN SHQIPTAR…???

A MUND TE KETE SHOQERIA CIVILE,NE SHQIPERI VENDET E VETA NE PARLAMENTIN SHQIPTAR…???

Nga: Dashamir URUÇI

Perfaqsues te UNIONIT TE SHOQERISE CIVILE si dhe UNITETIT ALBAN ne Shqiperi prej disa javesh,vazhdojne konsultimet me qytetare dhe intelektuale shqiptare.Tematika ka qene e lidhur,me disa probleme te drejtimit e te organizimit, te veprimtarise, te organizatave te SHOQERISE CIVILE,ne Shqiperi.
Dje ne Tirane,u zhvillua nje konsulte me intelektualin dhe ekonomistin e shquar,me banim ne SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES,zotni CAFO BOGA.
Nder problemet me interesante ishte edhe niveli I perfaqsimit te interesave te Shoqerise Civile,ne jeten shqiptare,ne Shqiperi,ne Kosove,ne Iliride dhe me gjere edhe ne vendet e tjera ku banojne shqiptaret ne rrajon.
Monopolizimi I plote I jetes se qytetarve shqiptare,nga politika,partite politike ne pushtet dhe lideret e tyre tradicionale e ka veshtirsuar jeten e shqiptarve Te cilet gjithnje e me shume si alternative Te vetme shohin largimin nga Shqiperia,nga Kosova e vendbanimet e tjera me shqiptare.
Per cdo gje flitet ne Kuvendet e Shqiperise e Te Kosoves,veç per pune jo…!
Nje nga problemet qe duhet zgjidhur eshte edhe perfaqsimi i shoqerise civile ne Kivendet e Shqiptarve.
A mund Te kete nje rruge tjeter,jashte monopolit te politikes aktuale e cila Te krijoje mundesi per dergimin ne Parlament te perfaqsuesve te vertete te Shoqerise Civile dhe Interesave te saj.?
Po piqet mendimi se shoqeria civile ne Shqiperi mund te organizohet e te bashkohet duke shkuar drejt KUVENDIT TE PARE TE SHOQERISE SHQIPTARE,pa konsideruar kufinjte politike qe i kane ndare shqiptaret per me shume se 100 vjet.
E bashkuar dhe vetem e bashkuar ajo mund te imponohet dhe te kerkoje te kete perfaqsuesit e vet legjitime aty ku merren vendime per te ardhmen e Shqiperise,te Kosoves ….,pa I pyetur fare shqiptaret.
TRE APO KATER NJEREZ E XHIROJNE FATIN E SHQIPTARVE PER ME SHUME SE 25 VJET…!
Dhe kjo nuk mund Te jete kurre demokraci por thjesht diktature me kostum e kollare demokracie.
Mbase ka ardhur koha qe shqiptaret ti pergjigjen pyetjes:Si mund ti kete Shoqeria Shqiptare,rrealisht,perfaqsuesit e vet ligjitim ne KUVENDET E SHQIPTARVE.
A mundemi ne nepermjet bashkimit te Shoqerise Civile te kemi perfaqsuesit tane aty ku merren vendime per jeten dhe te ardhmen e femijeve tane.
Kjo qe po diskutojme sot,per disa mbetet nje UTOPI ndersa per mua dhe shume te tjere si une, eshte nje rruge e mundimshme dhe ne Te njejten kohe konkrete dhe e sukseseshme qe mund te na çoje, drejt rrealizimit te objektivave tona…!

DASHAMIR URUÇI,
Unioni Shqiptar i Shoqerise Civile
Uniteti Alban i Shqiperise.
Tirane,12 Qershor 2018.

Related posts