April 19, 2019

Lirimi i 8 oficerëve turq, rriten tensionet mes Ankarasë dhe Athinës

Lirimi i 8 oficerëve turq, rriten tensionet mes Ankarasë dhe Athinës

Greqia liroi nga paraburgimi 8 oficerët turq, që Ankaraja i cilëson si tradhtarë, dhe kjo ka rritur tensionet mes dy vendeve.

Turqia ka ngritur në fluturim avionët luftarakë mbi hapësirën ajrore greke. Formacione avionësh “F-16” fluturuan në lartësi të ulëta mbi ishujt e Egjeut për mbi 20 minuta, mes kërcënimeve dhe akuzave me nota të larta të Turqisë ndaj Greqisë për strehimin, siç i konsiderojnë ata, të  terroristëve.

Ankaraja është zotuar të përndjekë komandot, që, sipas saj, morën pjesë në përpjekjen e dështuar për grusht shteti në korrik të vitit 2016, kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe qeverisë së tij.

Fati i 8 ushtarakëve ka qenë në duart e grekëve që kur ata befasuan autoritetet lokale greke, duke ulur helikopterin e tyre në periferinë veriore të qytetit kufitar të Alexandroupolisit, një ditë pas dështimit të grushtit të shtetit.

Komandot mohojnë të kenë qenë pjesë e puçit, që la 250 të vdekur dhe mbi 2.000 të plagosur.

Të hënën, autoritetet greke i nxorën nga paraburgimi ushtarakët turq, e tashmë pas skadimit të periudhës 18-mujore të procesit paragjyqësor, ata edhe mund të burgosen teksa aplikojnë për azil.

Ata janë zhvendosur në vende “top sekret” nën mbrojtjen e policëve të armatosur deri në dhëmbë.

Related posts