May 23, 2018

Shilegov emëron 7 drejtor të ri të shkollave të mesme në Shkup, vetëm njëri prej tyre Shqiptarë

Shilegov emëron 7 drejtor të ri të shkollave të mesme në Shkup, vetëm njëri prej tyre Shqiptarë

Kryetari i Qytgetit të Shkupit, Petre Shilegov e ka shkarkuar drejroreshën e Sallës Univerzela, Vera Boshkovska dhe në shtatët shkolla të mesme në Shkup, njofton Zhurnal.

Nga kabineti i kryetarit të Shkupit  thotë se në vend të Boshkovskës për drejtor është emëruar Filip Avramçev, i cili tanimë e një javë e ushtron detyrë e të parit të Sallës Univerzale në Shkup.

Në shkollat e mesme drejtor të ri janë emëruar në “Rade Jovçevski Korçagin”, “Nikolla Karev”, “Orce Nikollov”, “Zdravko Cvetkovski”, “Arseni Jovkov”, “Cvetan Dimov” dhe “Shaip Jusufi”.

“Drejtori i shkollës ‘Rade Jovçevski Korçagin’ është shkarkuar pasi që këshilli i shkollës ka ngritur procedurë për mangësi në punën e tij. Drejtori i shkollës “Shaip Jusuf” është shkarkuar me propozim të Inspektoratit shtetëror të arsimit, pasi që për ushtrues detyre drejtor është emëruar në mënyrë joligjore. Ndërkaq drejtorët tjerë të shkarkuar vetë kanë dhënë dorëheqje”, thonë nga kabineti i i kryetarit të Qytetit të Shkupit për Zhurnal.

Në muajn shkurt, një pjesë e profesorëve të shkollave të mesme në Shkup i kanë dërguar letër kryetarit të qytetit Petre Shilegov, duke e pyetur se pse nuk po emëron drejtor dhe po lejon që nhë funksion të jenë persona të cilët kanë marrë pjesë edhe në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë.

Atëherë, Shilegov patë deklaruar se nuk ka ndërmend që të shkel ligjin dhe se pa u përmbushur kushtet ligjore nuk do të shkarkojë drejtor shkollash.

Related posts