August 17, 2018

Kryetari i Zhelinës siguroi karroca për personat me aftësi të kufizuara (FOTO)

Kryetari i Zhelinës siguroi karroca për personat me aftësi të kufizuara (FOTO)

Pikërisht është Kryetari i Komunës së Zhelinës z.Blerim Sejdiu i cili përveç që po ndanë kohën e tij, ai ka filluar të ndanë edhe gjithçka nga vetja për t’ju dalë në ndihmë të gjithë banorëve, por sidomos personave me aftësi të kufizuara, shkruan Shekulli.mk

Edhe pse ka gjet arkën e Komunës me një borxh të trashëguar prej 2,5 milion euro, ai me reformat të cilat është duke i krijuar ka bërë që të shëndërohet në një hero i gjallë.

Sejdiu së bashku me miq të afërt nga mërgata ka arrit të siguron disa karroca, për personat me aftësi të kufizuara.

“Ne nuk mundemi t’a ndihmojmë secilin, por secili mund t’a ndihmojë dikend!
“Ëe can’t help everyone, but everyone can help someone!” Ronald Regan

Është vepër madhështore kur e zgjat dorën tek tjetri, e sidomos kur këtë e bën në Muajin e solidaritetit!
Falenderojmë donatorët dhe mërgimtarët tanë nga Danimarka, Blerton Aliji dhe Halim Xheladini për këtë gjest human!

Edhe pse pajisjet janë të kufizuara, ju lutemi atyre që kanë nevojë për pajisje invalidore, le të paraqiten tek hapësirat e komunës së Zhelinës”, thuhet në shkrimin e Kryetarit të Komunës Blerim Sejdiu. SHEKULLI.MK

Related posts