May 23, 2018

Emri, Pavllopullos: Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën, ndryshe shkelet sundimi i së drejtës

Emri, Pavllopullos: Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën, ndryshe shkelet sundimi i së drejtës

Ndryshimi i Kushtetutës është parakusht për zgjidhje, por edhe obligim për sundimin e së drejtës, për arsye se Marrvëeshje ndërkombëtare pa ndryshime kushtetuese bartë me vete edhe përgjegjësi për vet kryeministrin e vendit fqinjë, kështu vlerëson presidenti grek Prokopis Pavllopullos, transmeton Zhurnal.

“Vendi ynë fqinjë duhet të ndryshojë Kushtetutën, Kushtetuta e saj sot përmban emër, i cili tanimë është e njohur se nuk është i pranuar. Ai duhet të nryshojë. Ndryshimet kushtetuese janë parakusht  dhe e dini mirë se pse është parakusht kryesor? Për arsye, ne anëtaaret e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, jemi vende demokratike që e respektojnë sundimin e së drejtës. Si të tolerojmë që një shtet dhe shembulli i saj që të nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare dhe ratifikojë atë, në kundërshtim me Kushtetutën? Marrëveshjet ndërkombëtare që i shkelë vetë Kushtetuta, vetë drejtuesit e aty vendi do të kenë përgjegjësi penale”,  theksoi presidenti grek Pavllopullos, pas takimit me presidenten e Estonisë.

Related posts