October 20, 2018

EKSKLUZIVE: “Ilindenska Republika Makedonija” do të jetë emri ri i shtetit

EKSKLUZIVE: “Ilindenska Republika Makedonija” do të jetë emri ri i shtetit

EKSKLUZIVE: “Ilindenska Republika Makedonija” do të jetë emri ri i shtetit

Shkup, 17 maj – Një zgjidhje e padëgjuar deri tani në kontestin disavjecar rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. “Ilindenska Republika Makedonija” është zgjidhja e dakorduar dhe e pranuaeshme që fshihet pas delaratës sw sotme tw kryeministrit Zoran Zaev ne Sofje, kur tha se ekziston një zgjidhje e pranueshme për te dyja palët. Këtë për gazetën KOHA e pohojnë burime diplomatike në Shkup që dëshirojnë të mbeten anonime. Kjo zgjidhje kompromisi duhet të mare drite jeshile edhe nga opozita e të dyja vendeve. Këto konsultime i paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencen për gazetarë pas përfundimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje. Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar për këtë zgjidhje të mundshme të dakorduar mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, as nga autoritet në Shkup, e as nga ato në Athinë. (koha.mk)

Related posts