October 20, 2018

Katrugalos: Topi është në terrenin e fqinjëve për erga omnes dhe rishikim të Kushtetutës

Katrugalos: Topi është në terrenin e fqinjëve për erga omnes dhe rishikim të Kushtetutës

Dy çështjet që kanë mbetur për t’u zgjidhur janë erga omnes dhe rishikimi i Kushtetutës dhe ato janë me rëndësi esenciale për Greqinë, ndërsa pala tjetër duhet të bëjë lëshime, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos, në një intervistë për radion e agjencisë greke të lajmeve “Praktorio FM”, transmeton ANA-MPA.

“Bëhet fjalë për çështje që nuk janë të vogla, për të cilat Shkupi, për tani insiston. Topi është në terrenin e tyre”, thotë Katrugalos, duke shtuar se këto dy çështje për Greqinë janë me rëndësi esenciale dhe parakusht për të ekzistuar çështje dhe porosit se “ana tjetër duhet ta bëjë lëshimin e nevojshëm”.

Shefi alternativ i diplomacisë, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e tij se erga omnes është e nevojshme që të mos lihen “bishta” në të ardhmen.

“Dëshirojmë erga omnes që të mos ekzistojnë bishta që mund të krijojnë perspektiva të ardhshme të irredentizmit dhe dëshirojmë rishikim të Kushtetutës që zgjidhja të jetë e përhershme dhe sipas kësaj të dyja çështjet janë të domosdoshme”, sqaroi Katrugalos në intervistën për radion greke.

Related posts