August 17, 2018

“Çmenden” gjermanët pas takimit të Ozil dhe Gjundogan me Erdoganin

“Çmenden” gjermanët pas takimit të Ozil dhe Gjundogan me Erdoganin

Federata Gjermane e Futbollit ka kritikuar dy futbollistët me origjinë turke që përfaqësojnë Kombëtaren e Gjermanisë, Mesut Ozil dhe Ilkaj Gjudnogan, pasi që të dy u shfaqën në një takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Gjermanët me origjinë turke janë fotografuar me Erdogan në Ambasadën Turke në Londër, bashkë me sulmuesin e Evertonit, Xhenk Tosun, teksa numri një i Turqisë mbërriti në Angli në prag të një takimi me kryeministren britanike, Theresa May.

Ylli i Arsenalit, Ozil dhe ai i Mançester Sititm Gjundogan i dhuruan nga një fanellë të firmosur presidentit turk, përpara se të fotografoheshin.

Federata gjermane i ka kritikuar ata, pasi mendon se futbollistët e saj janë shfrytëzuar për fushatën zgjedhore të Erdogan.

“Nuk jemi në dijeni të simbolikës së fotove, por nuk mund ta pranojmë dhe do të flasim me futbollistët mbi këtë çështje,” shprehet koordinatori i DFB, Oliver Bierhof.

Related posts