October 20, 2018

“Pse Shqipëria nuk ka hapur bisedimet si Serbia”

“Pse Shqipëria nuk ka hapur bisedimet si Serbia”

Konferenca e përbashkët mes ministrit të Shtetit gjerman, Michael Roth, dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, spikati me pyetjen e njërit prej gazetarëve, sepse Shqipëria nuk ka hapur ende gazetarët si Serbia.

Ministri gjerman me një gjuhë diplomatike tha:

Shqipëria ka pas vetes një rrugë të suskseseve. KE ka dhënë një rekomandim për nisjen e negociatave tashmë është në dorë të BE për përgjigjen që do japin në qershor’.

Por s’ka qëndruar duarkryq as ministri Bushati.

Në përfundim të përgjigjes së Roth, Bushati tha se Shqipëria nuk është në garë me asnjë nga vendet e rajonit.

Shqipëria nuk është në garë dhe nuk lakmon pozicionin e vendeve në rajon. Shqipëra është në garë vetëm me veten dhe në të shkuarën, është humbur shumë kohë. Është e nevojshme që ne të kuptojmë se do të kemi një rrugë të vështirë. Duhet të përgatitemi për një stad më të lartë të reformave. Ne sapo kemi filluar një proces partneriteti”, tha ai.

Related posts