May 23, 2018

ALIJA DHE ALBINI

ALIJA DHE ALBINI

Po lexoj për reagime të shumta lidhur me nderimet e z. Kurti para varrit të ish presidentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, dhe mendoj se shumë nga këto janë produkt i mosdurimeve të brendshme.
Derisa z. Kurti nuk e njoh personalisht, kam pasur rastin dhe nderin që z. Izetbegoviq të e njoh prej së afërmi në burgun e Foqës, ku kemi qenë disa muaj bashkë në të njejtën dhomë. Izetbegoviq ishte mik i madh i shqipëtarëve dhe njeri liridashës dhe tepër i përgjegjshëm për fjalët dhe veprimet e veta. Ai e udhëhoqi me shumë urti dhe vendosmëri luftën për mbrojtjen e popullit të tij dhe nuk ishte skajshëm i preokupuar me çështjen fetare si mendojnë shumë , por ishte i preokupuar me mbijetesën e boshnjakëve dhe shprishjen e pazareve të fshehta në kurriz të tyre.
Edhe pse nuk pajtoheshim për disa çështje bisedat me të ishin një kënaqësi e veçantë dhe nga ai mund të mësoje më shumë se nga kushdo tjetër për pozitën delikate të boshnjakëve në mes lindjes dhe perëndimit.

Prandaj, përkulja para varrit të burrshtetasit më të madh të BeH, duhet parë si një veprim i duhur, në drejtim fë duhur , që respekton luftën e boshnjakëve për liri dhe shtet dhe një personaliteti të jashtëzakpnshëm të këtij vendi, kaq delikat, ndoshta vendit më strategjik në Ballkan.

Related posts